Prindërit shpesh spekulojnë se si do të jenë fëmijët kur të rriten. Për shembull, ndonjëherë kanë menduar se do të bëheni mjek. Por ajo ishte larg jush…
Ju kurrë nuk e dini saktësisht se si do të dalin fëmijët. Ata mund të bëhen të mençur, me sens humori, të marrshëm, ose lazdrakë që jua vjedhin ushqimin nga frigoriferi. Karakteri merr formë nga kombinime misterioze nga natyra dhe nga ushqimi, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, shkencëtarët kohëve të fundit kanë zbuluar lidhje interesante në mes inteligjencës dhe gjenetikës. Ndonëse më parë shkenca ka zbuluar që inteligjenca trashëgohet nga nëna, jo nga babai. Tash një studim i publikuar nga Molecular Psychiatry kan zbuluar se bebet me kokë të madhe mundshëm mund të jenë më inteligjentë.
Si kanë arritur deri te ky studim? Shumë lehtë. Shkencëtarët kanë zbuluar se bebet me kokë më të madhe kanë tru më të mëdhenj.
Aktualisht, UK BioBank ka mbledhur të dhëna nga qindra njerëz. Pjesëmarrësit me mostra të ADN-së në formë gjaku, urinë dhe pështymë, si dhe me informata me të kaluarën e tyre dhe jetesën. Pastaj zbuluesit kanë filluar investimet e tyre duke kërkuar për lidhje imponuese në mes gjeneve, nivelit të inteligjencës dhe shëndetit në përgjithësi.
Analizat e tyre kanë gjetur se bebet me kokë më të madhe janë në mënyrë të konsiderueshme më të mundshme të jenë inteligjent në jetën më të vonshme. Kjo do të thotë se ato bebe do të kenë arritje më të madhe në jetën akademike, të kenë diplomë, ose të marrin pikë më të larta në teste.
Por sa duhet të jetë koka e madhe? Në një studim, zbuluesit kanë thënë se ata e konsiderojnë kokën e madhe me perimetër prej 12.5 deri në 14 inç për të qenë të mençur. Pra merreni një shirit me masë, dhe shikoni nëse fëmijët tuaj do të jenë Stephan Hawking-ët e ardhshëm.
Profesori Ian Deary shpjegon rezultatet e News Neurosience: “ Në mbledhjen e gjeneve të përbashkëta të influencuara në mes aftësive kognitive dhe shëndetit fizik dhe mental, zbulimet gjithashtu kanë gjetur se aftësitë kognitive shpërndajnë ndikim gjenetik në madhësinë e trurit, formën e trupit dhe arritjeve intelektuale”.
Në anën tjetër, shkencëtarja Saskia Hagenaars ka thënë për The Independent, “ Zbulimi mbështet një teori ekzistuese që thotë se këta me shëndet të mirë në përgjithësi janë më të mundshme të kenë nivel më të lartë të inteligjencës. Kështu që vetëm mbajeni trupin tuaj në formë, dhe do të jeni mirë”.
Natyrisht se ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në inteligjencën e fëmijës tuaj përveç kokës. Por nëse keni fëmijë me kokë të madhe, ose vetë ju keni kokë të madhe, ju tani mund të jeni burim i krenarisë.
Kush e dinte se të kesh një kokë të madhe mund të ishte një kompliment. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Përse flokët e gjatë nuk janë për gratë më të moshuara
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni
Gjashtë shenja që një djalë të pëlqen, por ka frikë të ta thotë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi