LAJMI I FUNDIT:

Federata Gjermane konfirmon bisedimet me trajnerin Hansi Flick

Federata Gjermane konfirmon bisedimet me trajnerin Hansi Flick

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) po zhvillon bisedime me trajnerin në largim të Bayern Munich, Hansi Flick.

Bayerni tashmë ka njoftuar largimin e Flick në verë dhe zëvendësimin e tij me trajnerin aktual të RB Leipzig, Julian Nageslmann.

Tani DFB ka thënë se ata janë duke biseduar me Flick për marrjen e drejtimit të ekipit kombëtar nga Joachim Low pas Kampionatit Evropian Euro 2020.

Matthaus: Nagelsmann do të zëvendësojë Flick te Bayerni, ai dëshiron të bëjë hapin tjetër
Lexo po ashtu Matthaus: Nagelsmann do të zëvendësojë Flick te Bayerni, ai dëshiron të bëjë hapin tjetër

Low ka qenë në krye të ekipit kombëtar gjerman për më shumë se 15 vjet, duke ndihmuar ekipin për të fituar Kupën e Botës 2014.

“Është e njohur mirë që Hansi Flick vlerësohet shumë nga DFB. Ne mund të konfirmojmë se, në këtë sfond, tani do të zhvillojmë bisedime me të dhe ata që janë përgjegjës në FC Bayern”.

“Ne aktualisht nuk do të komentojmë mbi procedurën e mëtejshme, të cilën fillimisht do ta koordinojmë me të gjitha palët e përfshira me gjithë kujdesin dhe qetësinë e duhur”, thuhet në njoftimin e DFB. /Telegrafi/