LAJMI I FUNDIT:

Federata e Notit shpalli sportistët më të mirë të Kosovës

Federata e Notit shpalli sportistët më të mirë të Kosovës
(Foto: Maddie Meyer/Getty Images/Guliver)

Me datën 22.02.2020, Federata e Notit të Kosovës (FNK) shpalli sportistët më të mirë të Kosovës për vitin 2019.

Në këtë ceremoni, Klubi i notit “Nemo” nga Prishtina – rrëmbeu tri çmime për notarët më të mirë të Kosovës:
Olt Kondirollu (2003)
Lisa Emini (2010)
Joana Jasiqi (2010)

Notari më i mirë në Kosovë për vitin 2019, u shpall notari i klubit tonë Olt Kondirolli. Në aktivitetet pjesëmarrëse gjatë vitit 2019 të organizuara nga FNK, Olti është mbajtës i 5 rekordeve të Kosovës.

Njëkohësisht, ai përfaqësoi Kosovën në:
– European Youth Summer Festival – Baku 2019
– FINA World Junior Swimming Championships – Budapest 2019
– European Short Course Swimming Championships – Glasgoë 2019

Lisa Emini, talente e përfolur në komunitetin e notit, u shpall më e mira e Kosovës për grupmoshat 2010 e më të reja. Nga gjashtë disiplina, sa ekzistojnë në FNK për grupmoshat e reja, Lisa vendosi 3 rekorde të notit në Kosovë në: 50m Krol, 100m Krol dhe 50m Shpinë.

Joana Jasiqi, bretkocashja më e mirë në Kosovë për grupmoshat e reja, është mbajtëse e tri rekordeve tjera të FNK-së: 50m Bretkocë, 100m Bretkocë dhe 50m Delfinë. Joana u shpall notarja e tretë më e mirë e Kosovës për grupmoshat 2010 e më të reja.

Klubi i notit “Nemo” është një ndër klubet më të reja të Federatës së Notit të Kosovës, i cili po jep shembull të punës dhe kualitetit të rezultateve në Kosovë. Trajnere të klubit janë: Daulina Osmani dhe Endrit Svecla – dy ish-kampion të Kosovës në not.

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori