Federata e Boksit përgatitet për festën e Pavarësisë

Pos nikoqirit Kosovës marrin pjesë edhe Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia.
Turneu do të jetë njëditor, ndërsa meçet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve të kryeqytetit.
Federata e Boksit të Kosovës ka planifikuar që për këtë aktivitet përfaqësuesja jonë të përgatitet 10 ditë në Durrës të Shqipërisë. Përgatitjet fillojnë me 1 shkurt. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/01/2012












































