FC Prishtina 01 e fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë në histori

FC Prishtina 01 e ka fituar Kupën e Kosovës në futsall, duke e mposhtur në finale FC Liqenin me rezultat 6-3.
Finalja dhuroi spektakël sidomos në pjesën e parë, ku u shënuan shtatë gola dhe Prishtina 01 shkoi në pushim me epërsi 4-3.
Për FC Liqenin, Camilo Sanchez realizoi dy herë, ndërsa një gol e shënoi Arbër Shkodra.

Te bardhekaltërit, Drilon Maxharraj shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa nga një gol e shtuan Jeton Rukovci dhe Ari Kaqanolli.
Në pjesën e dytë, FC Prishtina 01 shënoi edhe dy herë të tjera për ta siguruar fitoren.
Maxharraj realizoi për 5-3, duke kompletuar het-trikun, ndërsa Fitim Krasniqi vulosi rezultatin përfundimtar në 6-3.

Me këtë triumf, FC Prishtina 01 e fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë në historinë e klubit. /Telegrafi/





















































