Betim Fazliji është kthyer në vendlindje te FC St. Gallen, pas një aventure te St Pauli në Bundesliga 2. Mbrojtësi që është i lindur në Zvicër, është ftuar nga Kosova për ndeshjet e shtatorit.
Ai ka folur për televizionin zviceran ‘SRF.SRF’, ku fillimisht është ndalur te periudha e kaluar te St Pauli.
“Isha larg shtëpisë për herë të parë, më mungonin familja dhe miqtë”, shpjegon Fazliji ndërprerjen e aventurës së tij në Gjermani.
Në vitin 2020, Fazliji i lindur në Luginë të Preshevës, u largua nga e Zvicra U20, duke u bashkuar me Kosovën dhe që atëherë ai ka 20 paraqitje.
“Pse zgjodhi Kosovën? Fazliji thotë së ishte vendim i kategorisë “koka para zemrës”. Fazliji donte shumë të luante në një kombëtare, por konkurrenca për pozicionin e tij te Zvicra kishte plot emra të famshëm: “Mjafton të shikoni emrat. Xhaka, Zakaria, Freuler: Ata janë të gjithë lojtarë të klasit botëror”.
Ai nuk është penduar për marrjen e këtij vendim dhe thotë se e dua Kosovën dhe Zvicrën njëlloj.
“Unë e dua Kosovën dhe Zvicrën njëlloj. Dhe u zhgënjeva kur lexova në mediat zvicerane se ishte një vendim kundër Zvicrës”, deklaroi Fazliji.
Një zviceran ishte një nga faktorët vendimtarë, përzgjedhësi i atëhershëm i Kosovës, Bernard Challandes.
“Do të jetë një ndeshje emocionale për shumë lojtarë. Në të dy përfaqësueset ka lojtarë që kanë rrënjë në vendin tjetër. Do të jetë ‘ndeshje miqësore’, por edhe ndeshje për pikë të rëndësishme”, deklaroi Fazliji.
Kosova ka nisur zbehtë kampanjën kualifikuese dhe Fazliji e di këtë, ndërsa përmend gabimin ndaj Andorrës.
“Kur e shikoj në aspektin individual lojtarët e ekipit tonë, nuk mund të kuptoj se si kemi barazuar me Andorrën dhe kemi humbur nga Bjellorusia. Mendoj se kualiteti është që të luhet për pozitat e para në grup”.
Te Kosova janë disa lojtarë me lidhje me Zvicrën. Fidan Aliti, Ismajl Beka, Florent Hadergjonaj, Kreshnik Hajrizi, Andi Hoti dhe Arijanet Muric kanë lindur të gjithë në Zvicër.
Kosova ka tre pikë nga katër ndeshjet e deritanishme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe