LAJMI I FUNDIT:

Shtatë lojtarët e lindur dhe të formuar në Zvicër, ata janë të ftuar te Kosova dhe mund të luajnë kundër Helvetikëve

Shtatë lojtarët e lindur dhe të formuar në Zvicër, ata janë të ftuar te Kosova dhe mund të luajnë kundër Helvetikëve

Kosova do të luajë ndaj Zvicrës më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian.  

Zvicra ndër vite bazën e skuadrës që ka korrur suksese të mëdha e ka pasur me lojtarë që prejardhjen e kanë nga Kosova si: Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.


Xhaka dhe Shaqiri do të jenë në Prishtinë për ndeshjen e 9 shtatorit, ndërsa së bashku me ta do të jenë edhe Ardon Jashari dhe Uran Bislimi.

Dikur ishte Zvicra, tani gjërat kanë ndryshuar: 33 për qind e listës së Kosovës vjen nga Superliga e Turqisë
Lexo po ashtu Dikur ishte Zvicra, tani gjërat kanë ndryshuar: 33 për qind e listës së Kosovës vjen nga Superliga e Turqisë

Ky i fundit luajti dy ndeshje me Kosovën, kundër Ishujve Faroe dhe Armenisë, ku shënoi edhe një gol, por duket se nuk i pëlqeu ambienti te ‘Dardanët’, duke u kthye të luante te Zvicra, ku ftohet rregullisht në muajt e fundit.

Por as Kosova nuk është se nuk ka ‘peshkuar’ te Zvicra, pasi në listën aktuale të Prioz Glihas janë shtatë lojtarë që janë formuar në Zvicër.

FFK u bën thirrje tifozëve të shkojnë në stërvitje të Përfaqësueses: Ejani bëni foto dhe bashkëbisedoni me yjet e Kosovës
Lexo po ashtu FFK u bën thirrje tifozëve të shkojnë në stërvitje të Përfaqësueses: Ejani bëni foto dhe bashkëbisedoni me yjet e Kosovës

Duke e nisur nga portieri startues, Arijanet Muric, i cili ka lindur në Zvicër në qytetin, Schlieren. Ai e nisi me klube si YF Juventus, pastaj luajti te Zurich, Grasshopper, për tu kthyer te Zurich nga ku e bëri hapin e madh për të kaluar te Man City.

Sot ai mbron te Burnley dhe ka vlerë prej 12 milionë euro në treg.

Pas tij vjen Florent Hadërgjonaj, i cili po ashtu ka lindur në Zvicër në qytetin Langnau im Emmental. Ai kishte luajtur me grupmoshat e Zvicër U20 dhe U21, madje kishte edhe një ndeshje miqësore me ekipin A.

Ai si fëmijë luajti te Luzern, Thun dhe Young Boys, për të vazhduar karrierën në Bundesliga dhe Ligën Premier. Aktualisht luan në Turqi te Alanyaspor.

Nuk mungojnë falënderime e mëdha për Zvicrën nga Hadërgjonaj, i cili një një prononcim për Telegrafin, ka thënë se ky vend ka bërë shumë për të dhe për shumë futbollistë të tjerë të Kosovës.

“I jam shumë falënderues Zvicrës për gjithçka që më ka dhënë. Shkollimin, kushtet për punë dhe që të bëhem sot ky që jam, një futbollist profesionist”.

“Jam me fat që kam luajtur për Zvicrën, por jam krenar që tani përfaqësoj shtetin tim, vendlindjen time dhe të të parëve të mi Kosovën”.

“Gjithmonë do t’i jemi falënderues jo vetëm unë, por shumë futbollistë që kemi luajtur në grupmosha deri në ekipin A, por vendimi për ta përfaqësuar Kosovën ka qenë më i miri për mua”.

“Kam shumë miq te Zvicra, por të shtunën synojmë t’i mposhtmi pasi duam që pikët e plota të mbetën në Kosovë”, ka thënë Hadërgjonaj për Telegrafin.

Fidan Aliti është tjetër produkt i futbollit zviceran, ndërsa ka lindur në Binningen të Zvicrës. Ai ka luajtur me klube si Basel, Ol Boys, Luzern. Ai nuk luajti asnjëherë me fanellën e Zvicrës në asnjë grupmosht, ndërsa kishte dy ndeshje me Shqipërinë para se të vinte te Kosova.

Ai  ka bërë karrierë me klube si Sheriff Tirasoli, Skëderbeu, Zurich, Kalmar dhe tani është te Alanyaspor.

I radhës është Betim Fazliji të cilin Kosova e rrëmbeu nga Zvicra U 20 ku kishte disa ndeshje. Ai e ka nisur si fëmijë me St Gallen dhe aty ka debutuar në ekipin e parë.

Pas një aventure te St Pauli, ai përsëri është kthyer në klubin e fëmijërisë.

Tjetër emër që spikatë në listën e Kosovës është Kreshnik Hajrizi i cili aktualisht luan te Lugano. Ai ka lindur në Zvicër në qytetin Sierre. I formuar në futbollin zviceran ai luajti si fëmijë me klubin Young Boys para se të kalonte te Chiasso dhe pastaj te Lugano.

Ai ishte talent i madh në Zvicër pasi luajti për grupmoshat U15, U16 dhe U17, para se të vinte te Kosova U21. Ai e ka edhe një ndeshje me Kosovën A.

Për mbrojtje është ftuar edhe Ismajl Beka i cili ka lindur në  Frauenfeld të Zvicrës. 23 vjeçari aktualisht luan te Luzern. Më parë ka luajtur te Will dhe Rapperswill Jona.

Ai u zgjodh herët nga FFK, pasi u bashkua si i ri me Kosovën U19 ku zhvilloi pesë ndeshje.

“Të jesh në gjendje të luash për vendin tënd është një ndjenjë e madhe dhe e papërshkrueshme. Së bashku me familjen time megjithatë vendosa që dua të luaj për Kosovën. Është loja e jetës sime. Në këto 90 minuta do të kem emocione shumë të veçanta”.

“Për këtë duel vjen e gjithë familja ime nga Zvicra dhe aty do të jenë edhe shumë të afërm të mi në Kosovë. Kjo është vërtet e lezetshme”, ka thënë Beka për “Blick”.

Beka iu tregon zviceranëve ndjenjat për të luajtur me Kosovën: Vendimi është marrë së bashku me familjen time
Lexo po ashtu Beka iu tregon zviceranëve ndjenjat për të luajtur me Kosovën: Vendimi është marrë së bashku me familjen time

Beka do të jetë kundër Ardon Jasharit, me të cilin është bashkëlojtarë te Luzern, ndërsa tregon se janë miq të mirë.

“Sigurisht që kemi folur për këtë lojë në ditët e fundit dhe kemi bërë shaka se do të jemi kundërshtarë”, nënvizoi Beka që mund të debutojë për Kosovën kundër Zvicrës u ka lindur dhe është rritur.

I fundit të listë është Andi Hoti, i cili ka lindur në Uster të Zvicrës, ndërsa futbollin si fëmijë e nisi te Zurich. Ai u bashkua me Interin U17 dhe U19, ndërsa tani ka kaluar te FC Magdeburg.

Ai ka luajtur te Kosova U17 dhe Kosova U21 ku është edhe sot, ndërsa është ftuar nga Gliha që ta sheh nga afër.

Trajneri i Zvicrës e quan ndeshjen me Kosovën si vëllazërore - por ka një shqetësim të madh
Lexo po ashtu Trajneri i Zvicrës e quan ndeshjen me Kosovën si vëllazërore - por ka një shqetësim të madh

Pra në listën e Primoz Glihas janë shtatë lojtarë të lindur e të rritur në Zvicër, ndërsa nëntë janë të rritur në futbollin tonë. Një miks interesant Kosova-Zvicër, që ndër vite miqësia mes vendeve tona është rritur dhe vazhdon të rritet.

Edhe në grupmoshat e tjera te Kosova nuk mungojnë emrat që kanë lindur në Zvicër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori