LAJMI I FUNDIT:

FaZe shpallen kampion të turneut ESL Pro League CS:GO dhe sigurojnë Intel Grand Slam

FaZe shpallen kampion të turneut ESL Pro League CS:GO dhe sigurojnë Intel Grand Slam

Ekipi FaZe janë shpallur kampion të ESL Pro League, pasi mposhtën në finale ekipin Cloud9.

FaZe arritën që vetëm me një ndeshje të humbur të shpallen kampion të turneut ESL Pro League në Malta.


Në ndeshjen finale FaZe u përballën me ekipin Cloud9, të cilët i mposhtën me rezultat të përgjithshëm 3-1 me mapa.

Si rezultat i kësaj fitore, FaZe morën me vete çmimin prej 200.000 dollarësh.

Me një paraqitje mbresëlënëse gjatë gjithë turneut, MVP u shpall Robin ‘ropz’ Kool.

Në këtë turne ishin në garë gjithsej 32 skuadra, për një grup çmimesh prej 850.000 dollarësh.

Gjithashtu FaZe arritën që të fitojnë edhe çmimin Intel Grand Slam, prej 1 milion dollarësh.

Intel Grand Slam është një çmim prej 1 milion dollarësh për ekipin e parë që fiton katër ngjarje të mëdha të organizuara nga ESL gjatë një dritareje prej 10 ngjarjesh radhazi, duke përfshirë një kampionat madhor IEM Katowice, IEM Cologne ose ESL CS:GO. /Telegrafi/