Fationa Kasapi e ka fituar medaljen e argjendtë, pas pesë fitoreve të arritura në Kupën Evropiane për kadete, ‘Zagreb 2019’.

Padyshim se këtij suksesi i është gëzuar trajneri që po i drejton xhudistët tanë drejt medaljeve të njëpasnjëshme, Driton Kuka.

“Urime medalja e argjendtë për xhudisten Fationa Kasapi, e cila me pesë fitore fitoi të argjendtën në Kupën Evropiane për kadete, ‘Zagreb 2019′”

“Medalja e parë zyrtare për një garuese të re. Fationa Kasapi e shkëlqyeshme në Top A European Cup në Zagreb U18 kategoria 57 kg. E argjendtë pas plot pesë fitoreve me Ippon. Në finale e nisi mirë me një hedhje, por në fund e lëshoi koncentrimi …”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Ai e ka komentuar edhe garën e Erza Muminoviq (-48kg) në Kupën Evropiane në Zagreb të Kroacisë, ku i fitoi tri ndeshje, ndërsa i humbi dy dhe në këtë mënyrë u rendit e shtata në këtë garë.

Po ashtu, ka folur edhe për Arbër Nikqin (-60kg), i cili humbi në ndeshjen e parë kundër Damir Kajic.

Të gjitha lajmet nga Xhudo Të gjitha lajmet nga Xhudo

“Erza e shtata në Zagreb nuk ishte ajo që jemi mësuar ta shohim, performoi dobët! Arbri po ashtu nuk e dha maksimumin, por ka të ardhme të mirë po besoj”.

“Kaq nga Zagrebi e Loriana po shkëlqen në Marok pas pak lufton në finale të Grand Prix. Leutrimja në krye të detyrës debuton si asistent trajnere me medalje”, ka shkruar trajneri në Facebook.

“Urime medalja e argjendtë për xhudisten Fationa Kasapi, e cila me pesë fitore fitoi të argjendtën në Kupën Evropiane për kadete, ‘Zagreb 2019′”, shkruan në urimin e KOK-ut në Facebook. /Telegrafi/