LAJMI I FUNDIT:

Fat në fatkeqësi – disa nga njerëzit që u shpëtuan pasi qëndruan nën rrënoja për më shumë se 20 orë, pas tërmetit shkatërrues në Turqi

Fat në fatkeqësi – disa nga njerëzit që u shpëtuan pasi qëndruan nën rrënoja për më shumë se 20 orë, pas tërmetit shkatërrues në Turqi

Operacionet e shpëtimit pas një prej tërmeteve më vdekjeprurëse në historinë moderne turke vazhdojnë me ritëm të plotë, me qindra ekipe mjekësore dhe koordinuese të fatkeqësive të dërguara në provincat juglindore të Hatay, Şanlıurfa, Kahramanmaraş, Adiyaman dhe Malatya.

Aksioni i tyre vjen pasi dy tërmete tronditën Turqinë të hënën në orën 4:17 të mëngjesit dhe 13:24 pasdite.


Nga këto tërmete, sipas raportimeve të fundit, kanë mbetur mbi 5 mijë të vdekur dhe mijëra të tjerë të lënduar, ndërsa numri i ndërtesave të shembura ishte 5,775 të martën në mëngjes, përcjell Telegrafi.

Si dukeshin këto vende, para dhe pas fatkeqësisë – imazhe që zbulojnë shkatërrimet e tërmetit në Turqi
Lexo po ashtu Si dukeshin këto vende, para dhe pas fatkeqësisë – imazhe që zbulojnë shkatërrimet e tërmetit në Turqi

Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Turk për Fatkeqësi dhe Menaxhimi (AFAD) vuri në dukje se raportet për ndërtesat e shembura janë mbi 11 mijë, duke shtuar se numri mund të rritet, pasi operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.

Dhe pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit në rajon, përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhduan intensivisht gjatë gjithë natës, ku disa persona u shpëtuan nga rrënojat.

Në këtë drejtim, “Daily Sabah” ka sjellë disa raste të tilla.

Rümeysa Yalçınkaya, 24 vjeçe, u shpëtua 27 orë pas tërmetit nga rrënojat e pallatit shtatëkatësh “Anadolu” në Kahramanmaraş.

Puna e kërkim-shpëtimit në pallat filloi mbrëmjen e së hënës pasi u dëgjuan britma pranë banesës ku u shkatërruan shumë ndërtesa.

Pas rreth 11 orësh punë, Rümeysa Yalçınkaya u shpëtua nga rrënojat 27 orë pas tërmetit. Yalnıçkaya, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, është dërguar në spital për kontroll.

Veç saj, katër qytetarë të tjerë, një nënë dhe tre fëmijët e saj u nxorën nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në lagjen Nizip të Gaziantepit 28 orë më vonë – me lëndime.

Tërmeti shkatërrues, një foshnjë e porsalindur nxirret nga rrënojat e shtëpisë në Siri, por vdes nëna e tij
Lexo po ashtu Tërmeti shkatërrues, një foshnjë e porsalindur nxirret nga rrënojat e shtëpisë në Siri, por vdes nëna e tij

Döne Özkılıç dhe fëmijët e saj Abdulkadir, Beyza dhe Elif Özkılıç u dërguan në spital nga ekipet lokale shëndetësore.

Gjithashtu tre-vjeçari Miran Tekeş dhe 26-vjeçari Abdullah Uraz Sivas, të cilët mbetën të ngecur nën rrënojat e një pallati pesëkatësh në lagjen Çavuşoğlu të qendrës së qytetit Malatya, u shpëtuan nga rrënojat 22 orë më vonë nga zjarrfikësit.

Miran i vogël dhe Sivas u dërguan në Spitalin Arsimor dhe Kërkimor të Malatya për trajtim pas ndërhyrjes së parë të ekipeve mjekësore.

Në shumë operacione të vazhdueshme shpëtimi në Kahramanmaraş dhe Gaziantep, ekipet e shpëtimit po punojnë gjatë gjithë kohës për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur.

Në mënyrë të ngjashme, një person i quajtur Filiz Çoşar u shpëtua nga rrënojat dhe u dërgua në spital afërsisht 20 orë pasi ndërtesa nëntëkatëshe ku po qëndronte në Adiyaman u rrëzua.

Ndërkohë, 16-vjeçarja Aysun Yılmaz u shpëtua 29 orë më vonë, nga rrënojat e banesës gjashtëkatëshe në Gaziantep. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori