LAJMI I FUNDIT:

Farage në mitingun e Trump: Ai mund t’i rrëzojë sondazhet në zgjedhje

Farage në mitingun e Trump: Ai mund t’i rrëzojë sondazhet në zgjedhje

Lideri në ikje i partisë nacionaliste britanike UKIP, Nigel Farage u ka bërë thirrje republikanëve amerikanë që t’i vihen punës dhe të mbështesin kandidatin Donald Trump për president.

Farage u shfaq përpara 15 mijë aktivistëve të mbledhur në një miting në Xhekson të Misisipit, ku u prezantua dhe ndau skenën me miliarderin amerikan. Ai tha se, kandidati republikan mund t’i mposhtë sondazhet në garën presidenciale.


Nga ana e tij, Trump, i cili po lufton që të kapë rivalen Hillary Clinton në sondazhe, mbështeti daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Ai e prezantoi Farage si njeriun që “në mënyrë brilante” udhëhoqi partinë UKIP për të siguruar një votë për të ardhmen e anëtarësisë 40-vjeçare të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian.

Farage e nisi fjalimin e tij duke thënë se kishte një “mesazh shprese dhe optimizmi” për Partinë Republikane. Ai hoqi paralele mes garës së Trump për Shtëpinë e Bardhë dhe fushatës së Brexit.

“Një ushtri njerëzish të zakonshëm u angazhuan në një betejë të suksesshme me të parët e vendit për të vendosur nëse do të qëndronin ose jo në BE”, tha Farage.

“Nëse ju doni që ta ndryshoni këtë vend, atëherë bëni mirë të mbathni këpucët dhe të dilni në fushatë. Dhe mbani mend, çdo gjë është e mundur nëse njerëzit e duhur janë gati t’i bëjnë ballë themeleve të shtetit”, tha më tej lideri i UKIP. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori