LAJMI I FUNDIT:

Faqet e para të gazetave sportive në Itali kushtuar Astorit

Faqet e para të gazetave sportive në Itali kushtuar Astorit

Vdekja e befasishme e Davide Astorit la të prekur gjithë futbollin botëror, posaçërisht atë italian.

Kapiteni i Fiorentinas vdiq në dhomën e hotelit në Udie ku Viola ishte duke qëndruar në pritje të përballjes ndaj Udineses.


Skenari i gjithë asaj që ndodhi në Serie A pas vdekjes së Astorit: Lojtarët refuzonin të luanin, vështirësitë për ta shtyrë derbin Milan-Inter dhe problemi për një orar të ri
Lexo po ashtu Skenari i gjithë asaj që ndodhi në Serie A pas vdekjes së Astorit: Lojtarët refuzonin të luanin, vështirësitë për ta shtyrë derbin Milan-Inter dhe problemi për një orar të ri

31-vjeçari vdiq pasi pësoi sulm në zemër teksa ishte duke fjetur dhe pas gjithë kësaj ngjarje gazetat e mëdha italiane faqen e parë ia kushtuan Astorit.

La Gazzetta dello Sport, në faqe të parë kishte Astorin me titullin kryesor ‘Forca e Davides’ dhe me informata të shkurta: ‘Davide Astori, 1987-2018‘, ”Zemra e kapitenit të Fiorentinas ndali teksa ai ishte në gjumë. Ai ishte në hotelin e Udines para ndeshjes. Futbolli në shok, Serie A shtyhet”.

Corriere dello Sport, titullin për Astorin e kishte: “Një djalë, burrë dhe baba” dhe pastaj vazhdonte me info: Davide Astori vdiq në gjumë. Futbolli ndalon të mbajë zi për kapitenin e Fiorentinas: një person i mirë që la pas prindërit, gruan Francescan dhe vajzën dy vjeçare.

Lamtumirë kapiten“, ishte titulli kryesor në ballinën e TuttoSport, e cila pastaj vazhdonte me një tekst të shkurtë informues: Futbolli ndaloi pas vdekjes së  papritur të Davide Astorit, lideri i Fiorentinas u gjet pa jetë në dhomën e hotelit në Udine.

Vlen të theksohet se gjithë takimet e mbetura të së dielës në Serie A dhe B janë ndal, përfshirë edhe derbin mes Milanit dhe Interit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=FBrqet0dTRA

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon

Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon

Premier League
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme

Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme

Premier League
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të

Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës

Premier League
Prezantimi i Kylian Mbappes te Real Madridi do të jetë i inspiruar nga transferimi i Ronaldos në Bernabeu

Prezantimi i Kylian Mbappes te Real Madridi do të jetë i inspiruar nga transferimi i Ronaldos në Bernabeu

La Liga
“Ata nuk më pyesin, nuk janë fëmijët e mi” – Ancelotti për të ardhmen e tre yjeve të Real Madridit

“Ata nuk më pyesin, nuk janë fëmijët e mi” – Ancelotti për të ardhmen e tre yjeve të Real Madridit

La Liga
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Kalo në kategori