Fansi i kërkon Bebe Rexhës të flasë shqip, ajo i përgjigjet duke kënduar (Foto)


Bebe Rexha gjithmonë ka treguar se e do Shqipërinë dhe gjuhën shqipe andaj ajo nuk heziton ta bëjë këtë as në komunikim me fansat.
Në InstaLive, Bebe Raxha, u pyet nga një fanse shqiptare nëse Bebe dinte ndonjë fjalë në shqip, disa të tjerë i thanë të fliste në shqip dhe këngëtarja bëri atë që di të bëjë më mirë, ajo këndoi në shqip.

Bebe zgjodhi këngën “Xhixhile moj xhixhile”, e cila u pëlqye mjaft shumë nga dhuruesit e saj.
Ajo ka treguar edhe më parë se këtë këngë e ka mësuar që e vogël madje e ka kënduar edhe para se të vinte në koncertin në Tiranë.
Bebe Rexha vetëm pak ditë më parë shpalosi flamurin kombëtar shqiptar në Brooklyn. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/04/2017
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































