LAJMI I FUNDIT:

Fansat e Arsenalit e duan Kolasinacin si kapiten të ekipit, pas heroizmit të tij në mbrojtjen e Ozilit nga hajdutët e armatosur

Fansat e Arsenalit e duan Kolasinacin si kapiten të ekipit, pas heroizmit të tij në mbrojtjen e Ozilit nga hajdutët e armatosur

Tifozët e Arsenalit mendojnë se mbrojtësi boshnjak, Sead Kolasinac, meriton të mbajë shiritin e kapitenit.

26-vjeçari, i cili u kthye nga turneu para-sezonal i klubit nga Shtetet e Bashkuara këtë javë, u përball me një palë sulmuesish gjatë një tentative grabitje të enjten.


Kolasinac reagoi shpejt kur dy sulmues në motoçikleta u përpoqën të vjedhin Mercedes G-Class SUV të Mesut Ozil.

Mesut Ozilit tentojnë t’ia vjedhin veturën duke e sulmuar me thika, Sead Kolasinac del dhe lufton me hajdutët e armatosur
Lexo po ashtu Mesut Ozilit tentojnë t’ia vjedhin veturën duke e sulmuar me thika, Sead Kolasinac del dhe lufton me hajdutët e armatosur

Pavarësisht nga banditët që ishin të armatosur me thika, boshnjaku me guxim i frenoi me duart të thata.

Arsenali ka konfirmuar që Ozil dhe Kolasinac ishin të padëmtuar pas ngjarjeve tronditëse, ndërsa tifozët duan ta nderojnë tani boshnjakun.

Disa tifozë duan që ekipi i Ligës Premier të ndërmarrë veprime të menjëhershme duke emëruar mbrojtësin si kapiten të klubit përpara nisjes së sezonit të ri.

Dalin detaje të reja në lidhje me incidentin e Ozilit dhe Kolasinacit me hajdutët e armatosur
Lexo po ashtu Dalin detaje të reja në lidhje me incidentin e Ozilit dhe Kolasinacit me hajdutët e armatosur

Ndryshe, ngjarja e tmerrshme ndodhi në mes të rrugës në një lagje të njohur të Londrës, ndërsa përveç Kolasincit dhe Ozilit, ishte edhe gruaja e gjermani, Amine Gulse.

Dëshmitarët e rastit treguan se Ozil ishte i tmerruar dhe i frikësuar për jetën e tij pas përplasjes me grabitësit, ndërsa policia ka treguar se janë ende duke zhvilluar kërkime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori