LAJMI I FUNDIT:

Familja e gatshme ta pranojë: Zbulohet oferta e plotë e Al Hilal për Mbappen

Familja e gatshme ta pranojë: Zbulohet oferta e plotë e Al Hilal për Mbappen

Pakoja ofertuese e Al Hilal për Kylian Mbappen është 400 milionë euro në vit, sipas Gianluca Di Marzios.

Gjigantët e Pro Ligës Saudite kanë ofruar gjithashtu t’i paguajnë PSG-së 300 milionë euro si tarifë transferimi për të nënshkruar me sulmuesin francez.


Familja e Mbappes është e gatshme të pranojë ofertën e pagës mbresëlënëse, veçanërisht nëse kjo do të thotë se ai do të kthehet në Evropë në vitin 2024 si lojtar i lirë për të luajtur për Real Madridin.

Mbappe merr gjithë vëmendjen në Twitter me postimin që ka shpërndarë
Lexo po ashtu Mbappe merr gjithë vëmendjen në Twitter me postimin që ka shpërndarë

Megjithatë, fituesi i Kupës së Botës me Francën ende nuk ka marrë një vendim për ofertën, me disa burime të besueshme që presin që ai ta refuzojë atë.

PSG ka kërcënuar me qëndrimin në stol, Mbappen – nëse ai refuzon të pranojë një ofertë për t’u larguar nga klubi këtë verë. Ata e ndoqën atë kërcënim duke e lënë jashtë skuadrës së tyre për parasezon.

Kylian Mbappe mund të marrë vendim radikal rreth të ardhmes së tij
Lexo po ashtu Kylian Mbappe mund të marrë vendim radikal rreth të ardhmes së tij

24-vjeçari ka marrë mbështetje nga Unioni i Lojtarëve në Francë, të cilët pretendojnë se do të luftojnë PSG-në nëse refuzojnë të lejojnë Mbappen të stërvitet.

Real Madridi në anën tjetër nuk dëshiron të përfshihet zyrtarisht, pa e ditur qëndrimin e sulmuesi dhe të klubit francez. /Telegrafi/