LAJMI I FUNDIT:

Falsifikime të parasë, Policia arreston disa persona  

Falsifikime të parasë, Policia arreston disa persona  
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë paraqitur disa raste të parasë së falsifikuar.

Rastet e falsifikimit janë paraqitur në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, ndërsa Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar disa persona.


Më poshtë mund t’i gjeni rastet e raportuara në Polici:

Rr. Migjeni, Prishtinë, 23.03.2022 – 14:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar.

Rr. Robert Doli, Prishtinë, 01.03.2022 – 08:18. Ankuesja femër kosovare, më datën 23.03.2022 ka raportuar se, me datën e cekur nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Besim Shala, Prizren,  23.03.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë tërheqjes nga kutia e deponimit ka hasur një kartëmonedhë në vlerë 20 € dhe 109 € monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë, 22.03.2022 – 16:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë tërheqjes nga kutia e deponimit ka hasur një kartëmonedhë në vlerë 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Ferid Domi, Gjakovë, 23.03.2022 – 15:00. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj  kosovarë, katër prej të cilëve të mitur, pasi që gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe sekuestruar shtatë kartëmonedha nga 100 euro. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 23.03.2022. Katër raste të ndara janë raportuar për falsifikim parash, në kartëmonedha në vlera të ndryshme, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti policor kanë  sekuestruar monedhat e dyshuara si të falsifikuara për procedura hetimore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante. /Telegrafi/