LAJMI I FUNDIT:

Falimenton edhe një biznes i madh në New York shkaku i COVID-19

Falimenton edhe një biznes i madh në New York shkaku i COVID-19

Zinxhiri i dyqaneve “Century 21” ka paraqitur falimentimin duke konfirmuar se do të mbyllë biznesin e saj.

“Century 21” ka 13 dyqane kryesisht në qytetin e New Yorkut dhe përreth zonës metropolitane, raporton CNN. Kompania fajësoi situatën pandemike shkaku i ndërprerjes së biznesit të tyre, transmeton Telegrafi.


Zinxhirët e dyqaneve të mëdha dhe të vogla po luftonin edhe para se pandemia COVID-19 të shkaktojë mbylljen e dyqaneve dhe të zhvendosin biznesin në internet.

Dyqanet që vareshin nga shitja e veshjeve, të tilla si “21 Century”, janë goditur rëndë pasi miliona njerëz janë pa punë dhe miliona të tjerë po punojnë nga shtëpia, të cilët nuk kanë nevojë të blejnë më shumë rroba veshjesh.

New Yorku me nëntë udhëzime të reja për shërbimet brenda restoranteve
Lexo po ashtu New Yorku me nëntë udhëzime të reja për shërbimet brenda restoranteve

Por “Century 21” tha se deri tek ky rezultat kanë ardhur pasi që nuk kanë marrë ndihmë financiare prej 175 milionë dollarëve.

Zinxhirë më të mëdhenj të dyqaneve, të tilla si JCPenney, Neiman Marcus dhe Lord & Taylor kanë kërkuar falimentim gjatë pandemisë. /Telegrafi/