Falcao shpreson për Botëror

Sulmuesi i Monacos dëmtoi ligamentet e gjurit në fillim të vitit dhe është pritur të mungojë në garën e madhe.
Por, 28 vjeçari është i lumtur me shpejtësinë e rikuperimit dhe beson se ai mund të kthehet shumë shpejt në formën më të mirë.
“Unë po ndihem mirë dhe progresi në gjurin tim ka qenë spektakolar. Unë punoj shumë çdo ditë dhe rikuperimi im po shkon shumë pozitivisht”.
“Shpresoj që të jem mirë dhe të rikuperohem me kohë për Botëror, edhe pse jam i fokusuar momentalisht te Monaco”, u shpreh Falcao. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/03/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































