LAJMI I FUNDIT:

Falcao i ofrohet Real Madridit, por refuzohet nga Lopetegui

Falcao i ofrohet Real Madridit, por refuzohet nga Lopetegui

Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao, i është ofruar Real Madridit, por që është refuzuar nga trajneri Julen Lopetegui.

Klubi mbretëror është në treg për përforcime të reja para mbylljes së afatit kalimtar.

Drejtuesit e klubit janë të interesuar të ofrojnë një sulmues të ri pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit.

Milani ende konsideron transferimin e Falcaos
Lexo po ashtu Milani ende konsideron transferimin e Falcaos

Sipas mediumit El Transistor, reprezentuesi i Kolumbisë u propozua te presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në ditët e fundit.

Lopetegui preferon tjerë sulmues para Falcaos (Getty Images)

Florentino është në treg për nënshkrimin e një sulmuesit të ri – një kërkesë e bërë nga trajneri i ri i Realit, Julen Lopetegui.

Megjithatë, ai hodhi poshtë ofertën për të marrë Falcaon e Monacos dhe Reali tani ka në fokus objektiva të rinj.

Werner, Rodrigo ose Icardi - njëri nga këta tre shikohet si pasues i Ronaldos te Real Madridi
Lexo po ashtu Werner, Rodrigo ose Icardi - njëri nga këta tre shikohet si pasues i Ronaldos te Real Madridi

Listës së dëshirave të Lopeteguit i prinë sulmuesi i Valencias, Rodrigo Moreno, edhe pse Florentino nuk do të marrë parasysh pagimin e klauzolës së blerjes prej 120 milion euro.

Në listë janë edhe Mauro Icardi i Interit, Timo Werner i RB Leipzig dhe Harry Kane i Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori