LAJMI I FUNDIT:

FAK-U barazon me FARSH-in

FAK-U barazon me FARSH-in

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë u ndanë baras në ndeshje futbolli

Ekipi i futbollit i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) dhe ai i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë(FARSH) luajtën baras (1:1) në ndeshjen që u luajt të premten, në Garnizonin ,,Skenderbej’’ në Tiranë.

Për të parë nga afër ndeshjen në mes të ushtarakëve të dyja shteteve, në Tiranë qëndruan edhe Ministri i Mbrojtjes i Kosovës z. Haki Demolli, Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Muhamet Latifi dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtnant Rrahman Rama.


Pas ekzekutimit të himneve kombëtare, ekipet e futbollit janë përshëndetur nga ministri i Mbrojtjes z. Demolli dhe gjeneral Jeronim Bazo, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët u kanë uruar suksese dhe fitore në këtë ndeshjesi dhe kanë shprehur kënaqësinë e përbashkët që ndjejnë edhe në këtë aktivitet sportiv. Ndeshja, e cila ka përfunduar me rezultatin barazim 1-1, është shoqëruar në pushim të saj nga një koncert muzikor nga Grupi muzikor i Shtabit të Përgjithshëm, i cili rriti më tepër entuziazmin e ndeshjes.

Gjeneral Bazo i dhuroi kupën e garës kapitenit të FSK, pasiqe kupën e mori ekipi i FSK, sepse shënoi gol në fushën kundërshtare, ndërsa Ministri Demolli i dhuroi kupën e lojtarit më të mirë, futbollistit ushtarak nga FA të RSH, Gazmend Gashit.

Ekipi i futbollit i Forcës së Sigurisë së Kosovës drejtohet nga trajneri Afrim Nebihu, ndersa ekipi shqiptar u përgatit dhe drejtua nga kapiten Emiliano Ndoni, specialist për përgatitjen fizike në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes, në Shtabin e Përgjithshëm të FA dhe trajner, toger Enkele Likaj.

Ky aktivitet i shërben forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky aktivitet i përbashkët sportiv, ndeshje futbolli midis ekipeve përfaqësuese të dy vendeve, u zhvillua në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh midis Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe pason aktivitetin e mbajtur më parë në Prishtinë.

Ministri Demolli, Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ndanë mendime për zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen, krahas fushave të tjera, edhe në atë të aktiviteteve të përbashkëta kulturore e sportive.

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Ronald Koeman publikon listën e Holandës për EURO 2024, mbetet jashtë ylli i Serie A

Ronald Koeman publikon listën e Holandës për EURO 2024, mbetet jashtë ylli i Serie A

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kalo në kategori