LAJMI I FUNDIT:

Fahri Gashi U.D i drejtorit të përgjithshëm të Doganës

Fahri Gashi U.D i drejtorit të përgjithshëm të Doganës

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, është emëruar si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës, Fahri Gashi.

“Gashi do të mbajë këtë pozitë deri në përfundimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm sipas Kodit të Doganor”, thuhet në njoftimin e Doganës.


Përndryshe, ushtruesi i detyrës është oficer karriere me përvojë mbi 15 vite në Doganën e Kosovës ku ka ushtruar funksione të rëndësishme, derisa para emërimit ishte udhëheqës rajonal i drejtorisë së regjionit të Podujevës. /Telegrafi/