Këtë mëngjes, rrjeti më i madh social Facebook ka prezantuar funksionin e ri “Graph Search”, një mënyrë të re për kërkimin e gjithë përmbajtjes së Facebook e cila i përshtatet profilit të përdoruesit.
Drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg e ka përshkruar kërkimin në faqe duke thënë se “Graph Search është krijuar që t’i përgjigjet pyetjeve specifike të ngjashme me atë – Kush janë miqtë e mi nga San Francisko?”
Për t’i qetësuar ata që brengosen për privatësinë e tyre në Facebook, faqja ka thënë se shumë përkushtim është dhënë në këtë drejtim, dhe se 10 për qind e investimeve të këtij projekti i janë dedikuar mbrojtjes së privatësisë.
Graph Search është praktikisht ri-lansimi i motorit të brendshëm të kërkimit të Facebook, duke u mundësuar anëtarëve të saj ekzistues të krijojnë marrëdhënie të reja me miqtë me të cilët nuk do të mund të takoheshin ndryshe.
“Tani, ju mund të përdorni fraza të thjeshta dhe specifike sikurse “Fotografitë e miqve që jetojnë në New York”, për të gjetur çkado që ju dëshironi” thuhet në sqarimin e Facebook për shërbimin e ri.
"Me Graph Search ju mund t’i kombinoni frazat (për shembull:" miqtë e mi në New York që e pëlqejnë Jay-Z ‘) për ta gjetur atë grup të njerëzve, vendeve, fotografive apo përmbajtje tjetër që është shpërndarë në Facebook" deklaroi menaxheri i produktit Tom Stocky dhe inxhinieri Lars Rasmusen në postimin zyrtar të Facebook.
Në rastet kur nuk mund të gjeni rezultatet e dobishme nga kombinimet e ofruara nga Facebook, kërkimi do të kalojë në motorin e kërkimit të Microsoft – Bing.
Edhe pse fillimisht shërbimi është kufizuar në versionin anglisht, Graph Search do të fillojë sot. Linku për ta pranuar ftesën për shërbimin mund të gjendet këtu.
Zuckerberg ka theksuar se Graph Search është një produkt i ri dhe i kufizuar. Tani për tani, motori special i kërkimit nga Facebook do të fokusohet në katër fusha: njerëzit, fotot, vendet dhe interesat e përdoruesve. Më shumë detaje nga ngjarja direkte e Facebook do të vijnë në orët në vijim. / Telegrafi /
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën