LAJMI I FUNDIT:

Facebook hap tre qendra trajnimi dixhital në Evropë

Facebook hap tre qendra trajnimi dixhital në Evropë

Facebook këtë të hëne tha se do të hapë tre qendra të reja në Evropë për trajnimin e njerëzve me aftësi dixhitale.

Të paktën një milion njerëz do të trajnohen në dy vitet e ardhshme tha gjiganti i rrjetit social.


Gjigandi amerikan, i cili ka hasur vështirësi në Evropë me autoritetet rregullatorë, tha se do të hapë tre qendra komunitare në Spanjë, Poloni dhe Itali si dhe të investojë 10 milionë euro në Francë përmes qendrës së hulumtimit në inteligjencën artificiale.

“Njerëzit janë të shqetësuar se revolucioni dixhital po i lë pas dhe ne duam të sigurohemi se njerëzve nuk kanë për tu munguar aftësitë e duhura në ekonominë dixhitale”, tha Sheryl Sandberg.

Këto qendra komunitare do të ofrojnë trajnime dixhitale, trajnime në fushën e medias dhe sigurisë online për të rinjtë, të moshuarit dhe refugjatët.

Kjo lëvizje e Facebook vjen në një kohë kur BE-ja diskuton propozime për rritjen e taksave ndaj kompanive shumëkombëshe si Amazon, Google, Apple dhe Facebook.

Bashkimi Evropian beson të ketë humbur 5.4 miliardë dollarë në taksa nga Google dhe Facebook përgjatë viteve 2013-2015. /PCWorld Albanian

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Teknologji
Facebook Messenger ka një lajm super, super të mirë

Facebook Messenger ka një lajm super, super të mirë

Teknologji
Kalo në kategori