Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, respektivisht fabrikën e trajtimit të ujit në Shkabaj të premten e kanë vizituan përfaqësues të lartë të Bankës Austriake për Zhvillim, Ministrisë Federale të Financave të Austrisë, Bankës Kombëtare të Austrisë dhe përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) me zyre në Prishtinë.
Ata u pritën nga përfaqësuesit më të lartë të Kompanisë, kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu, drejtori teknik Sokol Xhafa dhe zyrtarë të tjerë.
Në takim morën pjesë, Andreas Prossenitsch/ menaxher për investime financiare në OeEB, Heidrun Schmid, Karin Roitner,Johann Kinast nga Ministria Federale e Financave të Austrisë, Vjosa Huruglica nga Zyra Tregtare e Austrisë, Tomas Slacik nga Banka Kombëtare e Austrisë si dhe Premtim Islami nga KFW Banka Gjermane për Zhvillim.
Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e përgjithshme të funksionimit të fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj, meqenëse Banka Austriake për Zhvillim është edhe garantuese e kthimit të kredisë prej 20 milionë euro, që KRU “Prishtina” e ka marr nga Banka Gjermane për Zhvillim KFW për ndërtimin e fabrikës së re të ujit.
Temat në interes të përgjithshëm që u diskutuan përgjatë kësaj vizite ishin, ndikimi i fabrikës së re në Shkabaj në impaktin ekonomik, ekologjik, përmbushja e standardeve ambientale, trajtimi i ujërave të zeza dhe largimi i tyre, sistemi i menaxhimit të ambientit, certifikimi dhe standardet ndërkombëtare, vlerësimi ekologjik i mallrave dhe shërbimeve të prodhuara, pastaj çështjet sociale, emetimi i ndotësve, siguria në punë, edukimi, orët e punës,siguria në punë dhe në fund përmbushja e standardeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur