LAJMI I FUNDIT:

Fabregas: Messi është futbollisti perfekt, unë jam mjeshtër i pasimeve

Fabregas: Messi është futbollisti perfekt, unë jam mjeshtër i pasimeve

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas ka folur për “futbollistin perfekt” dhe sipas tij ai është ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Messi aktualisht është në mes të sezonit të tij të 17-të te Barca, ku ai ka gëzuar një sukses të pashembullt, duke fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë Topa të Artë midis një morie të tërë trofesh tjerë të mëdha.


Fabregas, i cili ishte në gjendje të dëshmonte talentet e argjentinasit nga afër në Camp Nou midis viteve 2011 dhe 2014, mendon se ish-bashkëlojtari i tij nuk ka asnjë të barabartë në lojën moderne dhe thotë se ai gjithmonë do ta shohë 33-vjeçarin si një burim frymëzimi.

Messi, Ronaldo dhe Van Dijk – IFFHS zgjedh formacionin më të mirë të dekadës
Lexo po ashtu Messi, Ronaldo dhe Van Dijk – IFFHS zgjedh formacionin më të mirë të dekadës

Ylli i Monakos i bëri nderime Messit para se të lavdëronte gjithashtu yje si Thierry Henry, Carles Puyol dhe John Terry kur u pyet për të përshkruar futbollistin e tij të përsosur.

Fabregas gjithashtu e etiketoi veten si një mjeshtër i lojës kur bëhet fjalë për artin e pasimit.

“Nga të gjithë lojtarët me të cilët kam luajtur, unë nuk kam nevojë të zgjedh shumë, do të zgjedh Lionel Messin dhe ju keni futbollistin perfekt aty. Nuk kam pse të shkoj aq larg”.

Jamie Carragher përgjigjet në debatin se cili është më i mirë mes Ronaldos dhe Messit
Lexo po ashtu Jamie Carragher përgjigjet në debatin se cili është më i mirë mes Ronaldos dhe Messit

“Do të kisha shpejtësinë e Thierry Henry, cilësinë dhe inteligjencën e Messit, zemrën e Carles Puyol apo John Terry”.

“Pasimi i fundit, nuk mendoj se do ta ndryshoj atë për askënd, do të qëndroja i imi të jem i sinqertë!”, përfundoi Fabregas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori