LAJMI I FUNDIT:

Eusebio Di Francesco: Ndjej keqardhje për eliminimin, krenar me lojtarët

Eusebio Di Francesco: Ndjej keqardhje për eliminimin, krenar me lojtarët
BARCELONA, SPAIN - APRIL 04: Eusebio Di Francesco, coach of AS Roma looks on prior to the UEFA Champions League Quarter Final Leg One match between FC Barcelona and AS Roma at Camp Nou on April 4, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Liverpool është finalist i dytë i Ligës së Kampionëve.

The Reds janë kualifikuar për në ndeshjen vendimtare të ligës elitare evropiane për klube.


Anglezët kanë pësuar humbje me rezultat 4-2, por janë kualifikuar pasi që kanë triumfuar në takimin e parë me rezultat 5-2.

(Foto: Getty Images)

Pas takimit ka folur trajneri italian, Eusebio Di Francesco, i cili ndjen keqardhje për eliminimin.

“Ne jemi rritur me këtë përvojë, por ndjej keqardhje sepse kjo skuadër duhet të besoj më shumë”, tha trajneri për Mediaset Premium.

“Unë jam para së gjithash i zhgënjyer me eliminimin tonë dhe i përgëzoi lojtarët për pjesën e dytë të zhvilluar”.

“Do të jetë e rëndësishme që romakët të jenë protagonistë në Ligën e Kampionëve përsëri në sezonin e ardhshëm, por së pari duhet të sigurojmë një vend në Serie A”, tha italiani.

Romakët, Salahut: Kjo dhemb aq shumë, por të urojmë fat në finale
Lexo po ashtu Romakët, Salahut: Kjo dhemb aq shumë, por të urojmë fat në finale

Kujtojmë se të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp në finale do të takohen me Real Madridin. /Telegrafi/