LAJMI I FUNDIT:

Euro zhvlerësohet në tregjet ndërkombëtare

Euro zhvlerësohet në tregjet ndërkombëtare

Euro po zhvlerësohet në tregjet ndërkombëtare.

Nga fillimi i korrikut monedha ka shfaqur shenja dobësimi përkundrejt dollarit amerikan. Sot për shkak të rënies së prodhimit industrial në Gjermani tregjet reaguan duke shitur euro e një rënie e kërkesës për monedhën evropiane duke e çuar në një nivel më të ulët sesa në vitin 2017.


Po ashtu, Banka Qendrore pritet të ndjekë politika ekspansioniste për të nxitur ekonominë e ngadalësuar evropiane.

FMN nga ana tjetër ka ulur pritshmëritë e rritjes ekonomike me 0.1 për qind duke parashikuar një rritje botërore me vlerë 3.2 për qind në 2019. Ndërkohë që stërlina britanike mbetet në 1.21 dollarë dhe e qëndrueshme pas zgjedhjes së Boris Johnson si kryeministër. /Telegrafi/