LAJMI I FUNDIT:

Euro 2024: Caktohen gjyqtarët për duelin që Kosova e zhvillon si mysafir i Izraelit

Euro 2024: Caktohen gjyqtarët për duelin që Kosova e zhvillon si mysafir i Izraelit
(Foto: ffk-kosova.com)

Përfaqësuesja e Kosovës është e gatshme që t’i nisë kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ që mbahet në Gjermani.

Ndeshjen e parë, Dardanët e zhvillojnë këtë të shtunë (25) mars ndaj Izraelit në Tel Aviv.


Tashmë shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë për këtë takim.

Giresse: Uran Bislimi ia ka mbyllur vetës derën te Kosova
Lexo po ashtu Giresse: Uran Bislimi ia ka mbyllur vetës derën te Kosova

Skocezi William Collum do të jetë gjyqtari kryesor me ndihmësit Francis Connor dhe David Roome, derisa gjyqtar i katërt është Donald Robertson.

Dueli mes Izraelit dhe Kosovës zhvillohet të shtunën e 25 marsit me fillim nga ora 18:00.

Kujtojmë se pas tri ditësh, Dardanët takohen me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/