LAJMI I FUNDIT:

Eto’o vë bast të çmendur me tifozin

Eto’o vë bast të çmendur me tifozin

Antalyaspor ka mbetur në fund të tabelës së Superligës turke duke nxitur pakënaqësi te tifozët.

Të hënën, ata ishin pak çaste larg fitores së parë në ligë (pas shtatë ndeshjesh), por Rizespori shënoi në minutat shtesë për ta barazuar rezultatin (1-1).


Samuel Eto’o u takua me tifozët e hidhëruar pas ndeshjes dhe jo vetëm që u premtoi se do ta përfundonin sezonin në dhjetë vendet e para në tabelë, por vuri një bast të madh me një tifoz.

Tifozi i quajtur Mehmet Akdeniz e pyeti kamerunasin se çfarë do të ndodhte në ndeshjen e radhës ndaj Besiktasit dhe kur do të fitojë skuadra.

Eto’o deklaroi: “Do të përfundojmë në 10 vendet e para në Superligë, e mbaj fjalën dhe ky është premtimi im”.

“Më besoni, do t’ju jap 100.000 euro nëse nuk përfundojmë në dhjetë vendet e para”. /Telegrafi/