LAJMI I FUNDIT:

Ethet e arit në Korçë, gërmime nga “gjuetarë thesaresh” po dëmtojnë zonat arkeologjike

Ethet e arit në Korçë, gërmime nga “gjuetarë thesaresh” po dëmtojnë zonat arkeologjike
Foto: Ilustrim

Copa qeramike kanë mbushur fushat e një qyteti antik në Shqipërinë juglindore, shkruan AFP, ku grabitësit kanë bastisur malësitë e zonës në kërkim të antikave për t’ua shitur trafikantëve ndërkombëtarë.

Gjuetarët e paligjshëm të thesareve operojnë pothuajse pa u ndëshkuar në vend, duke shkaktuar zemërim midis arkeologëve mbi vjedhjen e trashëgimisë kombëtare të çmuar.


“Gërmimet e paligjshme janë tashmë një problem serioz në të gjithë rajonin tonë të Korçës. punimet e fundit, gjetëm gjurmë gërmimesh të paligjshme pothuajse në të gjitha vendet arkeologjike dhe në fortifikimet që rrethojnë fushën e Korçë. Problemi është veçanërisht shqetësues në Hijën e Korbit, një vend i rëndësishëm arkeologjik ku zbulimi në vitet 1980 i një thesari monedhash tërhoqi vëmendjen e gërmuesve të paligjshëm”, tha Rovena Kurti,  Instituti Arkeologjik i Shqipërisë

“Këtu vijnë njerëz pothuajse nga të gjitha krahinat, madje edhe nga Tirana, nga Korça. Gërmojnë dhe kërkojnë me shpresën se do të gjejnë ar, argjend ose materiale të tjera të vlefshme”, u shpreh Axhem Lagastllari, banor i zonës.

“Shkatërrimi i parë i dhunshëm ndodhi në vitet 2000 dhe po përsëritet rregullisht. Herën e fundit ne panë prova të gërmimit disa muaj më parë dhe përsëri dy ditë më parë, grabitësit grabitën një varr tjetër, pranë atyre që kishin hapur katër vjet më parë”, tha Skënder Muçaj, Arkeolog.

Qeveria thotë se po punon për masat për të mbrojtur dhe ruajtur vendet ku grabitësit veprojnë por deri më tani ka pak dobi edhe pse heqja e objekteve arkeologjike është një krim, si në shumicën e vendeve./TCh

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori