LAJMI I FUNDIT:

Estradës Shqiptare po i anulohen koncertet shkaku i coronavirusit

Estradës Shqiptare po i anulohen koncertet shkaku i coronavirusit

Paraqitja e tashmë mbi 10 rasteve të identifikuara me coronavirus në Shqipëri, ka bërë që institucionet shtetërore të ndërmarrin masa konkrete për rritjen e sigurisë.

Pezullimi i mësimit në shkolla, rekomandimi për daljen me maska në daljet publike si dhe anulimi i organizimeve ku përfshihen turma të mëdha janë disa nga masat mobilizuese që janë ndërmarrë lidhur me panikun e krijuar nga coronavirusi.


Një gjë e tillë patjetër që ndikoi edhe te koncerti i shumëpritur i këngëtarit me famë botërore, Maluma, që ishte paraparë të mbahej në Sheshin “Nënë Tereza” më 14 mars, i cili tashmë është shtyrë zyrtarisht.

Maluma (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Me anulim të koncerteve po përballen edhe emra të shumtë nga estrada shqiptare, e krejt kjo për shkak të sigurisë së fansave.

Zyrtare: Shtyhet koncerti i Malumës në Shqipëri për shkak të coronavirusit
Lexo po ashtu Zyrtare: Shtyhet koncerti i Malumës në Shqipëri për shkak të coronavirusit

Ditë më parë, ishte reperja Loredana Zefi ajo e cila njoftoi fansat e saj se një nga koncertet e parashikuar të mbahej në Zvicër, ishte anuluar për shkak se shteti zviceran ka ndaluar mbajtjen e aktiviteteve që përfshinin më shumë se 1000 njerëz.

Foto: Loredana/InstaStory

“Siç e keni vënë re të gjitha, të gjitha ngjarjet në Zvicër që mund të përfshijnë më shumë se 1000 njerëz duhet të anulohen. Për këtë arsye, për fat të keq duhet të anulojmë shfaqjen tonë në Rinora 4. Nuk do të ishte e drejtë në një klub me kapacitet prej tre mijë personash, të jenë vetëm 1000 sosh. Kjo nuk ka kuptim për klubin dhe unë nuk doja të zhgënjej fansat e mi. Ne po mundohemi të gjejmë një datë të re”, kishte shkruar Loredana në gjuhën gjermane, në InstaStory.

Një koncert të planifikuar të mbahej në Tetovë, e ka anuluar edhe reperja shumë e pëlqyer e estradës, Melinda Ademi.

Ajo njoftoi fansat e saj të martën se ky koncert ishte anuluar për shkak të vendimit që ka marrë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të ndaluar organizimet të cilat përfshijnë shumë njerëz.

“Për shkak të coronavirusit, koncerti në Tetovë, në SEEUNIVERSITY shtyhet për një datë të pacaktuar, deri sa situata të qetësohet. Faleminderit për mirëkuptim”, shkroi reperja Ademi në Instagram.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Edhe këngëtares Dafina Zeqiri i dështoi plani për të mbajtur koncertin e planifikuar në Elbasan.

Ishte menaxheri i saj, Pëllumb Çitaku, ai i cili përmes një njoftimi bëri të ditur se koncerti në fjalë do të shtyhej, teksa të njëjtin postim, Dafina më pas e ka ndarë edhe me fansat e saj.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

“Për shkak të gjendjes së krijuar në Shqipëri, eventi i paraparë të mbahet sot në Elbasan shtyhet për një datë tjetër! Ju faleminderit për mirëkuptim”, shkruhej në njoftim.

Duket se deri sa gjendja të normalizohet, duket se ngjarjet që përfshijnë shumë njerëz në të njëjtën kohë do të kenë këtë fat.

Për fat të mirë, Kosova nuk numëron asnjë rast me coronavirus, njëlloj dhe Mali i Zi, ndryshe nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut të cilat tashmë kanë raportuar disa raste me COVID-19. /Telegrafi/

Më poshtë, ju sjellim këshillat që iu sugjerohen për parandalimin e infektimit me corovairus:

  • Mos e prek gojën, hundën apo sytë me duar të papastruara
  • Mundohuni ta evitoni kontaktin me personat që janë të sëmurë
  • Mbuloje gojën dhe fytyrën me një leckë të letrës të cilën pastaj hidhe në mbeturina, dhe
  • Laji duart mirë pas prekjes së sipërfaqeve të cilat mund të jenë të kontaminuara

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori