LAJMI I FUNDIT:

Është vetëm 24 vjeç, por ka fituar 14 trofe

Është vetëm 24 vjeç, por ka fituar 14 trofe
SEVILLE, SPAIN - OCTOBER 15: Raphael Varane of Real Madrid CF celebrates after scoring during the match between Real Betis Balompie and Real Madrid CF as part of La Liga at Benito Villamrin stadium October 15, 2016 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Raphael Varane edhe pse i ka vetëm 24 vjet është kthyer në njërin prej lojtarëve më të trofeshëm në botë.

Me fitoren në Kupën e Botës për klube, ai ka shkuar në 14 tituj të fituar.

Francezi që luan në qendër të mbrojtjes kishte ardhur në Santiago Bernabeu që në moshën 18 vjeç.

Ai ka qenë pjesë e suksesit të madh të Real Madridit, pasi në krahasim me Sergio Ramosin që i ka 31 vjet, ai ka 18 trofe të fituar.

Raphael Varane, njëri ndër lojtarët kryesor te Real Madridi /Getty Images)

Varane e fitoi titullin e parë kur ishte vetëm 19 vjeç në kohën e Jose Mourinhos kur arritën edhe 100 pikë në kampionat.

Me portugezin e kishte fituar edhe një trofe tjetër. Katër tituj i fitoi me Carlo Ancelottin.

Zidane 8, Barcelona 4
Lexo po ashtu Zidane 8, Barcelona 4

Me Zinedine Zidane, ai i ka fituar tetë tituj, ndërsa është kthyer në lojtarin e pazëvendësuar nën drejtimin e tij.

Sergio Ramos dhe Raphael Varane /Getty Images,)

Ai ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm në nivel të klubit, ndërsa i mbetet të ketë sukses vetëm me fanellën e kombëtares.

Ai ka tre Liga të Kampionëve të fituara, ndërsa ka luajtur në Lisbonë dhe Cardiff.

Ai ka munguar në Milano për shkak të lëndimit, gjë që tregon se ai është në rrugë të mbarë për rekordin e Gento. /Telegrafi/