LAJMI I FUNDIT:

“A është sot dita e gënjeshtrave?” – Luis Enrique reagon ndaj lajmeve që e lidhin atë me Manchester Unitedin

“A është sot dita e gënjeshtrave?” – Luis Enrique reagon ndaj lajmeve që e lidhin atë me Manchester Unitedin

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique pyeti nëse sot ishte “Dita e Gënjeshtrave” (1 Prilli), pasi lidhet me një kalim te Manchester United.

U njoftua të dielën në mëngjes se skuadra e Ligës Premier kishte ndarë rrugët me Ole Gunnar Solskjaer pas humbjes së tyre të tmerrshme 4-1 ndaj Ëatford në Vicarage Road, me Michael Carrick që do të jetë zëvendësues i përkohshëm.


Pesë arsyet që çuan në shkarkimin e Solskjaerit nga Unitedi
Lexo po ashtu Pesë arsyet që çuan në shkarkimin e Solskjaerit nga Unitedi

Në orët e fundit, disa emra të profilit të lartë janë lidhur me këtë rol, duke përfshirë ish-strategun e Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili është i preferuari i familjes Glazer.

Luis Enrique gjithashtu ka qenë i lidhur me këtë rol. Në fakt, Cristiano Ronaldo thuhet se dëshiron që ish-trajneri i Barcelonës të bëhet trajneri i ri në Old Trafford.

Neville insiston se ishte gabim shkarkimi i Solskjaer nga United
Lexo po ashtu Neville insiston se ishte gabim shkarkimi i Solskjaer nga United

Duket se ish-trajneri i Barcelonës nuk po planifikon të largohet nga Spanja për momentin. Në fakt, ai pyeti nëse sot ishte “Dita e Gënjeshtrave”.

Enrique kuptohet se është ‘shumë i lumtur’ në punën e tij aktuale me ekipin kombëtar, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, i cili hedh poshtë ato raportime të mëparshme që sugjerojnë se Enrique do të ishte i interesuar të fliste me Djajtë e Kuq për rolin drejtues të ekipit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori