LAJMI I FUNDIT:

A është Salah egoist? Oxlade-Chamberlain jep përgjigje brilante

A është Salah egoist? Oxlade-Chamberlain jep përgjigje brilante

Alex Oxlade-Chamberlain u përgjigj shkëlqyeshëm kur u pyet nëse bashkëlojtari i tij Mohamed Salah është egoist, duke theksuar se ai është më shumë se i lumtur që egjiptiani po arrin të shënojë aq shumë gola.

Në fitoren 3-0 ndaj Burnley në gusht, Sadio Mane u la i irrituar pasi Salah u përpoq me egoizëm të driblojë disa mbrojtës në vend që të pasojë tek ai i vetëm me portierin.

Mane përfundoi duke humbur qetësinë e tij kur në pjesën e dytë dje shpejt u raportua për një përçarje midis dyshes afrikane.

“Fenomeni” zgjedh pesë lojtarët që i pëlqen të shikojë duke luajtur, injoron Ronaldon
Lexo po ashtu “Fenomeni” zgjedh pesë lojtarët që i pëlqen të shikojë duke luajtur, injoron Ronaldon

Megjithatë, Oxlade-Chamberlain ka zbuluar se nuk ka diçka të tillë mes dy lojtarëve dhe se Salah nuk është egoist, por një golashënues.

“Jo, Mo Salah nuk është egoist sepse është një golashënues. Ai duhet ta bëjë këtë”, ka thënë fillimisht Oxlade-Chamberlain.

“Ne nuk mund të presim që ai të na e pasojë topin gjatë gjithë kohës dhe ai të shënojë gola”.

Pochettino zgjedh tre lojtarët më të mirë në Ligën Premier, përjashton dyshen Kane-Salah
Lexo po ashtu Pochettino zgjedh tre lojtarët më të mirë në Ligën Premier, përjashton dyshen Kane-Salah

“Mënyra se si ai luan na fiton ndeshjet, kështu që ai duhet të bëjë atë që duhet të bëjë”.

“Ai shënon, ne fitojmë ndeshjen. Jam i lumtur. Mo, bëj çfarë të duash!”, përfundoi mesfushori anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori