LAJMI I FUNDIT:

Është rritur numri i abonimeve sezonale në Serie A, Milani ngritje të ndjeshme

Është rritur numri i abonimeve sezonale në Serie A, Milani ngritje të ndjeshme

Këtë vit është rritur numri i abonimeve sezonale për 30,000 bileta në Serie A, me Milanin që ka rritje nga viti i shkuar për 14,000 bileta.

Sipas Gazzetta dello Sport, në sezonin e shkuar ishin shitur 282, 683 bileta sezonale, nga 20 klubet e Serie A.


Këtë vit numri është rritur në 251,895.

Milani dhe Interi të dyja e kanë kaluar Juventusin, pasi kanë shitur nga 31,000 bileta sezonale, që i bie nën 40 për qind të stadiumit.

Juventus Stadium ka 41 mijë ulëse, ndërsa ka shitur 29,200 bileta sezonale, aq sa i kishte hedhur në shitje.

Juventusi i ka shitur mbi 70 për qind të biletave dhe stadiumi do të jetë edhe këtë vit i mbushur në pothuajse çdo ndeshje.

Milani është skuadra që ka përparuar më shumë dhe kjo fal blerjeve të bërë në këtë verë.

Rossonerië nga 16,441 sa kishin, këtë vit kanë shitur 31,000, me Interin që nga 28,000 ka kaluar në 31,000.

Roma po ashtu ka rritje për 1 mijë abonime dhe këtë vit kanë 20 mijë bileta vjetore.

Napoli ka 5,888 bileta sezonale të shitura.

Atalanta, Benevento, Crotone, SPAL, Torino, Lazio, Udinese dhe Verona, po ashtu kanë përparim në këtë fazë.

Klubi që është prekur më shumë dhe ka rënie është Fiorentina. Tifozët e Violave janë në konflikt me familjen Della Valle që janë pronar të klubit, e këtë verë kanë shitur shumë yje.

Si rezultat 3,000 bileta janë shitur më pak, me numrin e 17 mijë biletave të shitura për këtë sezon.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori