eksperti-banner

Në Nanning të Kinës, një grua ka ngecur e bllokuar për guaskën e sheshtë të tualetit publik.

Pasi e ka kryer nevojën, gruaja që mbetet e paemëruar, ka bërë një lëvizje jo të duhur, duke e futur shputën në vrimën e tualetit, përcjell Telegrafi.


Duke mos mundur ta nxjerrë këmbën, që iu ka ënjtur dhe ka filluar t’i mpihet, ajo e ka kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.

Meqenëse nuk janë përballur më parë me një gjë të tillë, ata nuk kanë pasur mjete pune për të intervenuar.

Leva dhe qysqia nuk kanë dhënë efekt, andaj është përdorur vaji për zierje.

Likuidi i rrëshqitshëm, ka ndihmuar që këmba e futur deri te nyja, të lëvizë dhe të dalë ngadalë.

Mbetet e paqartë, pse apo si e ka futur shputën në hapësirën për kryerjen e nevojës. /Telegrafi/

111

222

333

444