A është ky hajni më i çuditshëm? Futet në restorant nuk vjedh para por i përgatit vetes ushqim (Video)


Një video të cilën e ka publikuar policia e Uashingtonit, shfaqet një burrë i cili kishte thyer një restorant dhe që aktualisht po kërkohet nga policia.
Burri i cili kishte thyer restorantin dukej se nuk ishte interesuar për të vjedhur para, pasi ai aty shihet duke i përgatitur vetes ushqim, transmeton Telegrafi.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 18 mars, ndërsa kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur një burrë futet në restorant gjatë natës, dhe sillet çuditshëm nëpër lokal.
Sipas raportit fillestar të policisë, ky burrë besohet se kishte përcjellë nëpunësin e restorantit që merret me shpërndarjen e ushqimit të porositur në qytet.
Dhe pas largimit të tij nga restoranti ishte futur tinëzisht në lokal, duke i përgatitur vetes ushqim dhe duke u larguar kishte vjedhur një shishe me ujë. /Telegrafi/
A burglar breaks into a restaurant in Washington... and then cooks himslef a burger.Posted by The Telegraph on Monday, April 11, 2016





































