LAJMI I FUNDIT:

Escobar: Mbështesim fuqishëm procesin për ndryshime kushtetuese në RMV, angazhohemi që mos të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria

Escobar: Mbështesim fuqishëm procesin për ndryshime kushtetuese në RMV, angazhohemi që mos të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria

“Uashingtoni e mbështetë procesin për ndryshime kushtetuese që do ta mundësojë inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërkaq është i angazhuar edhe me qeverinë e re të Bullgarisë për t’u siguruar se nuk do të parashtrojë kërkesa të reja”, theksoi i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar në debatin e mbrëmshëm për Ballkanin Perëndimor para Nënkomitetit për politikë të jashtme në Kongresin e SHAB-së.

“Për t’i avancuar aspiratat e veta për BE, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar të zbatohen ndryshime kushtetuese për njohje të pakicës bullgare. Fuqishëm e mbështesim këtë hap të rëndë, por të domosdoshëm, ndërkaq gjithashtu jemi të angazhuar me qeverinë e re të Bullgarisë që të sigurohemi se nuk do të parashtrojë kërkesa tër eja pasi që Maqedonia e Veriut t’i përmbushë obligimet e veta nga marrëveshjet ekzistuese”, tha Eskobar.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria tashmë i kanë hapur negociatat inkuadruese me BE-në dhe janë partnerë të fuqishëm të SHBA-së dhe aleatë të NATO-s, të cilët angazhohen për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Eskobar theksoi se integrimi evropian dhe euroatlantik janë me rëndësi kyçe për uljen e ndikimit të aktorëve të dëmshëm në rajon, siç janë Rusia dhe Kina, por edhe të aktorëve të korruptuar lokal, të cilët kanë për qëllim ta destabilizojnë rajonin dhe t’i pengojnë integrimet, përmes zgjerimit të ndikimeve të veta.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Kronika e Zezë
Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Lajme
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi

Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi

Lajme
BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Kalo në kategori