Erza Mumonovic nuk ia del, mbetet pa medalje

Erza Muminoviq nuk ka arritur të sigurojë medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Xhudistja kosovare është mposhtur në duelin për medaljen e bronztë nga spanjollja Mireia Rodriguez Salvador, në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Rodriguez Salvador e mbylli luftën shumë shpejt, duke triumfuar me Ippon pas vetëm 45 sekondash, duke i mohuar Muminoviqit mundësinë për të ngjitur në podium.
Muminoviq kishte synuar që garën në Taranto ta përfundonte me medalje, por në fund u desh të pajtohej me vendin e katërt në kategorinë e saj.
Për kosovaren, kjo ishte një përballje e rëndësishme në një prej garave kryesore të vitit, por spanjollja tregoi efikasitet maksimal dhe e mbylli duelin para kohe. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
40 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate









































