Mbrëmjen e djeshme (e shtunë) është mbajtur nata finale e edicionit të 71-të të “Sanremos” në Itali.

Artisti shqiptar Ermal Meta, i cili fitoi vendin e parë në të njëjtin festival në vitin 2018, ka arritur të renditet i treti në garë me këngën “Un milione di cose da dirti” që në shqip do të thotë (Një milion gjëra për të thënë).

Grupi Maneskin arriti të triumfojë në këtë kompeticion duke zënë vendin e parë, teksa vendi i dytë është rrëmbyer nga Francesca Michielin e Fedez.

Në skenën e ‘Ariston’ ndërkohë performuan live 26 këngëtarë, derisa kënga e Metës ishte një nga favoritetet për të fituar çmimin e parë.

Të gjitha lajmet nga Sanremo Të gjitha lajmet nga Sanremo

Festivali i “Sanremos” këtë vit regjistron shikueshmërinë më të ulët që nga viti 2014 për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Kujtojmë se Meta në 2018 fitoi në bashkëpunim me Fabrizio Moron me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente” që njëherësh përfaqësuan Italinë atë vit në “Eurovision”.

Ndërkaq, këtë vit grupi Maneskin me “Zitti e buoni” pritet të përfaqësojnë Italinë në “Eurovision 2021”.

I ftuar special në “Sanremo”sivjet ishte edhe futbollisti Zlatan Ibrahimovic, gjersa për të mos harruar në këtë festival nikoqire vitin e kaluar ishte prezantuesja shiptare, Alketa Vejsiu. /Telegrafi/