eksperti ad

Kombëtarja e Norvegjisë ka shkaktuar befasinë e radhës në Kampionatin Botëror 2026 për të eliminuar Brazilin.

Edhe pse Brazili kishte rastet më të mira, norvegjezët arritën të avancojnë tutje falë një triumfi 2-1.


Pas vetëm tre minutave lojë, Norvegjia e zhbllokoi epërsinë falë golit të Patrick Berg, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Brazili kishte rastin e artë për të kaluar në epërsi megjithatë Bruno Guimaeres dështoi nga pika e bardhë (10’).

Brazili krijoi edhe disa raste të bukura, ku lehtë mund t’i konkretizonin megjithatë si Endrick, ashtu edhe Rayan nuk i shfrytëzuan për të dështuar nga afërsia.

Kur askush s’e priste – Norvegjia krijoi një aksion të bukur ku Erling Haaland shënoi me kokë pas harkimit të Schjelderup për të zhbllokuar epërsinë (79’).

Brazili sërish kishte një mundësi shënimi mirëpo Casemiro nuke finalizoi (86’).

Ylli i Man Cityt pastaj ia dha goditjen finale me një supergol nga distanca (90’).

E tëra që bëri Brazili ishte goli i nderit, me Neymar që shënoi nga pika e bardhë pas një ndërhyrje të rëndë te Casemiro (90+10’).

Kësisoj, Norvegjia avancon në çerekfinale ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Meksikë – Angli./Telegrafi/

telegrafi sport app