LAJMI I FUNDIT:

Erkand Qerimaj fiton medaljen e argjendtë mes polemikave në Lojërat Mesdhetare

Erkand Qerimaj fiton medaljen e argjendtë mes polemikave në Lojërat Mesdhetare

Erkand Qerimaj renditet i dyti në stilin e shkëputjes në peshëngritje në kategorinë 73 kg, por nuk merr pjesë stilin e shtytjes në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Në fakt, shtangisti shkodran nuk ia doli t’i realizonte me sukses dy provat e para në shkëputje, ndërsa prova e tretë, ku ai ngriti 149 kg, u konsiderua e rregullt vetëm pas presionit të anëtarëve të delegacionit shqiptar, presidentit të federatës Elez Gjoza, trajnerit të tij Sokol Bishanaku dhe presidentit të Koksh, Fidel Ylli, që detyroi gjyqtarin ta anulonte vendimin e parë, që ishte negativ.


Vendin e parë në këtë stil e fitoi italiani Mirko Zanni me 150 kg, përcjell Supersport.

Pas asaj që i ndodhi në stilin e shkëputjes, Qerimaj vendosi të mos merrte pjesë në stilin e shtytjes. Gjithsesi, Qerimaj i dhuroi Shqipërisë medaljen e argjendtë në shkëputje.

Medalja e Qerimajt ishte e katërta për Shqipërinë në “Oran 2022”, pasi më parë kanë triumfuar me medalje ari atletja Luiza Gega, mundësi Zelimkhan Abakarov, ndërsa mundësi Islam Dudaev fitoi të bronztën.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori