LAJMI I FUNDIT:

Erion Kajtazi, ylli i ri i futbollit kosovar që pritet të kalojë te Anderlecht

Erion Kajtazi, ylli i ri i futbollit kosovar që pritet të kalojë te Anderlecht

Erion Kajtazi është talenti i futbollit nga Kosova që pritet të bëjë hapin e radhës për të luajtur në futbollin evropian.

Në muajt e fundit, talentët kosovarë janë bërë cak i klubeve të mëdha evropiane, për shkak të cilësive që posedojnë, e që shihen si blerje të mira nga skuadrat që tentojnë zhvillimin e lojtarëve.


Futbollisti i radhës që ka marrë ftesë për t’u provuar në futbollin evropian nga ai kosovar është Erion Kajtazi.

Kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka e ka konfirmuar edhe gjatë një interviste të shkurtë për LIG Sport. “Është e vërtetë që futbollisti në fjalë është Erion Kajtazi…”, ka thënë shkurtimisht ai.

16-vjeçari ka marrë ftesë nga kryetari i klubit gjigant belg, Anderlecht për të shkuar në prova disa javore.

Menaxheri Shukri Asllani e ka konfirmuar ftesën e klubit të madh belg për Erion Kajtazin.

“Erioni posedon disa cilësi të veçanta që e dallojnë atë nga të tjerët. Është lojtar i ri, fizikisht dhe teknikisht shumë i mirë. Erioni është poashtu lojtar me potencial të madh. Unë jam kureshtar ta shoh se si do të paraqitet ai në një nivel më të lartë se ky në Kosovë dhe tek një klub i madh sikur që është Anderlecht. Unë besoj në cilësitë dhe potencialin e Erionit si lojtar dhe jam optimist në këtë drejtim”, ka thënë menaxheri Shukri Asllani për LIG Sport.

Vlen të theksohet se Erion Kajtazi është një ndër lojtarët më të mirë në Kosovë në gjeneratën e tij. Ai luan si sulmues qendror, anësor si dhe disa pozita në mesin e fushës, andaj kjo është një veçanti e tij.

Ai poashtu ka qenë pjesë e Kombëtares U17 të Kosovës, ku është paraqitur në ndeshje të mëdha ndaj Austrisë, Ukrainës, Italisë, Sllovenisë, Bullgarisë e Turqisë. /Lig Sport/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori