LAJMI I FUNDIT:

Eriksen pret të transferohet në janar te Real Madridi

Eriksen pret të transferohet në janar te Real Madridi

Christian Eriksen synon transferimin e tij te Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Eriksen ka qenë njëri nga emrat më të përfolur gjatë afatit të verës, me Real Madridin klubin që është lidhur më shumë me transferimin e tij.


Skuadra spanjolle u përpoq ta blinte reprezentuesin e Danimarkës gjatë verës, por Spurs nuk e lejuan atë të largohej.

Interi do të tentojë transferimin e Eriksenit në janar
Lexo po ashtu Interi do të tentojë transferimin e Eriksenit në janar

Në vitin e fundit të kontratës së tij, Spurs tani po përpiqen ta bindin atë për të zgjatur marrëveshjen e tij, por ai ka refuzuar çdo ofertë deri më tani.

Sipas gazetës Marca, Eriksen është duke pritur që Real Madrid ta nënshkruajë atë nga Tottenhami në afatin e janarit.

Për yllin danez interesim kanë shprehur edhe dy klubet e mëdha italiane, Juventusi dhe Interi. /Telegrafi/