LAJMI I FUNDIT:

Erërat e forta që frynin me 100 kilometra në orë rrokullisin kamionin mbi veturën e policisë angleze, kamerat e sigurisë filmojnë momentin

Erërat e forta që frynin me 100 kilometra në orë rrokullisin kamionin mbi veturën e policisë angleze, kamerat e sigurisë filmojnë momentin

Reshjet e mëdha të shiut të përcjella me erëra të forta kanë kapluar Britaninë e Madhe, ku sipas meteorologëve erërat frynin me 100 kilometra në orë dhe si pasojë një kamion në autostradën A1 është rrokullisur dhe ka përfunduar mbi veturën e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën që lidh qytetin Hundington dhe Dumbar në Skoci, ku policia kishte dalë për të drejtuar trafikun nga frika se mund të ketë aksidente nga moti i ligë, megjithatë ishin pikërisht ata që e pësuan kur kamioni nga erërat e forta u rrokullis dhe përfundoi mbi veturën e policisë, transmeton Telegrafi.


Si pasojë e kësaj një polic ka pësuar lëndime trupore, kurse kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike kanë kapur momentin e rrokullisjes së kamionit mbi veturën e policisë, pikërisht pranë një kamioni që ishte rrokullis pak momente më herët.

“Duhet ta mbyllim menjëherë autostradën A1.  Kamioni është rrokullisur mbi veturën time zyrtare, kurse dje e kam pastruar në detaje”, ka shkruar në Twitter, shefi i policisë Stewart Kale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori