LAJMI I FUNDIT:

Erërat dëmtojnë çatinë e Spitalit të Mushkërive në Pejë

Erërat dëmtojnë çatinë e Spitalit të Mushkërive në Pejë

Erërat e fuqishme gjatë të mekurës kanë shkaktuar dëme të mëdha në komunë e Pejës.

Shumë çati të shtëpive u dëmtuan e po ashtu edhe shtyllat elektrike. E si pasojë e këtyre erërave, dëme ka pësuar edhe Spitali i Mushkërive në Pejë.


Nga fotografitë që ka siguruar Telegrafi, shihet se çatia e këtij spitali ka përfunduar në tokë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e emergjencës për të shikuar nga afër situatën në këtë spital.

Durim Sheremeti, shef i kabinetit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri në një prononcim për Telegrafin tha se gjatë gjithë natës kanë qenë aktiv dhe nga terreni kanë parë se ka dëme jashtëzakonisht të mëdha.

Ai tha se gjatë ditës do të kenë një raport të detajuar rreth dëmeve të shkaktuar nga erërat në Pejë. /Telegrafi/