LAJMI I FUNDIT:

Eredivisie bëhet kampionati i parë i madh që vendos datë fikse për rinisjen e kampionatit

Eredivisie bëhet kampionati i parë i madh që vendos datë fikse për rinisjen e kampionatit

Kampionati holandez, Eredivisie është liga e parë e madhe evropiane që përcakton datën e kthimit, pas pezullimit të ligës për shkak të coronavirusit.

Eredivisie e ka shënuar 19 qershorin si ditën për të rifilluar ligën, për sa kohë që qeveria e vendit i lejon ata ta bëjnë këtë.


Vendimi u mor nga Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) dhe klubet, të cilët shpresojnë të konfirmojnë datën brenda dy javëve të ardhshme.

Van Gaal: Disa klube janë duke përdorur krizën e coronavirusit për të përfituar
Lexo po ashtu Van Gaal: Disa klube janë duke përdorur krizën e coronavirusit për të përfituar

Klubet si Ajaxi, PSV Eindhoven dhe AZ Alkmaar janë pozicionuar kundër idesë së përfundimit të sezonit, por KNVB janë angazhuar të luajnë ndeshjet e mbetura.

“Për momentin, ne jemi të përqendruar në përfundimin e tërë sezonit”, thuhet në njoftimin e KNVB.

Plani është që klubet të kthehen në stërvitje më 15 maj, fillimisht në grupe të vogla, përpara se të gjithë skuadrat të mund të fillojnë stërvitjet së bashku në 29 maj.

Federata Holandeze e Futbollit zbulon afatin e UEFA-s: Kampionatet duhet të mbyllen deri më datën 3 gusht
Lexo po ashtu Federata Holandeze e Futbollit zbulon afatin e UEFA-s: Kampionatet duhet të mbyllen deri më datën 3 gusht

Nëse ndeshjet rifillojnë më 19 qershor siç është planifikuar, atëherë sezoni pritet të përfundojë deri në fund të korrikut.

Pasi të përfundojë sezoni aktual, ideja është që të fillojë sezonin e radhës në javën e tretë të gushtit dhe të zhvillohen ndeshje gjatë periudhës së Krishtlindjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori