LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Togg, ëndrra jonë e përbashkët për të ardhmen e fuqishme të vendit tonë

Erdogan: Togg, ëndrra jonë e përbashkët për të ardhmen e fuqishme të vendit tonë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e hapjes së kampusit TOGG Gemlik në qytetin Bursa, ku do të zhvillohet prodhimi serik (masiv) i Togg, i cili ndodhet në mesin e projekteve vizionare të Turqisë.

Nga aty, siç shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi, ai shprehu falënderime për partnerët dhe palët e interesuara të Grupit të Iniciativë së Automjeteve të Turqisë.


“Falënderoj krijuesin që na mundësoi të takohemi në këtë ditë kuptimplotë në një përurim historik ku si popull jemi një. Po të jesh komb do të thotë të jetosh i lirë në të njëjtin atdhe, të bashkosh ndryshimet në ëndrra të përbashkëta, të kapërcesh trishtimin me gëzim të përbashkët dhe të arrish objektivat me përpjekje të përbashkët. Të jesh komb do të thotë të shkosh drejt një të ardhmeje të përbashkët mbi të gjitha këto tipare”, citohet të ketë thënë Erdogan, pasi ka uruar 99-vjetorin e Republikës së Turqisë.

“Togg është emri i projektit që na bën të gjithëve të përjetojmë shijen e kësaj ëndrre të përbashkët për të ardhmen e fuqishme të vendit tonë. Me këtë automjet të parë që kemi nxjerrë nga linja e prodhimit serik (masiv) dhe e kemi sjellë para jush, jemi dëshmitarë të shndërrimit të një ëndrre 60-vjeçare në realitet. Në njërën anën ndodhet automjeti Togg me ngjyrë të kuqe, në anën tjetër me ngjyrë të bardhë… Për këtë arsye themi që ‘Togg është krenaria e përbashkët e Turqisë, e 85 milionë njerëzve‘. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që luten dhe mbështesin suksesin e automobilit vendas dhe kombëtar Togg nga i gjithë vendi dhe nga vende të ndryshme në të gjithë botën”.

Ndër të tjera, Erdogan falënderoi teknikët, inxhinierët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar dhe kanë punuar ditë dhe natë për të nxjerrë nga linja e prodhimit serik automobilin Togg.

Në trend Auto

Më shumë
SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës - kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës - kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

EVs
Opel Frontera i ri bëri

Opel Frontera i ri bëri "daljen e parë publike" në Stamboll të Turqisë

Auto
“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara

“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara

Auto
Pamjet që janë bërë virale - zbulohet historia e Lamborghinit 'të braktisur' dhe pa rrota

Pamjet që janë bërë virale - zbulohet historia e Lamborghinit 'të braktisur' dhe pa rrota

Auto
Porsche zbulon datën e debutimit të modelit të ri 911

Porsche zbulon datën e debutimit të modelit të ri 911

Auto
Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Auto
Kalo në kategori