LAJMI I FUNDIT:

Erdogan paralajmëron ndryshime rrënjësore në ushtri

Erdogan paralajmëron ndryshime rrënjësore në ushtri

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi reforma rrënjësore të strukturave ushtarake si edhe një strukturë të re të komandës kryesore ushtarake në Turqi.

Në një intervistë për median lokale, Erdogan theksoi se për shkollimin e personelit ushtarak do të angazhohet Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare, ndërsa në krye të komandës së forcave të armatosura do të jetë ministri i Mbrojtjes Kombëtare.


“Të gjitha urdhrat e forcave të armatosura, tokësore, marinës dhe forcave ajrore do të jenë nën kompetencat e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, jo të ministrisë, por drejtpërdrejt të ministrit. Përveç kësaj, në varësi të negociatave me opozitën, në qoftë se pranohet pakoja e ndryshimeve, planifikojmë që shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe atë të Shërbimit Kombëtar Sekret (MIT) ta vendosim drejtpërdrejtë nën kompetencat e presidentit”, theksoi Erdogan.

Ai njoftoi heqjen e shkollave të deritanishme ushtarake dhe paralajmëroi formimin e një institucioni ombrellë, Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, që do të mbledhë të gjitha degët e shkollave ushtarake dhe që do të jenë në nivel fakulteti.

“Shkollat ushtarake do të mbyllen. Paralelisht me mbylljen e shkollave ushtarake, do të hapen mundësitë për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe shkollave profesionale, që të regjistrohen në Akademinë Ushtarake. Do të krijohet Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare, ku do të jenë shkollat e forcave tokësore, detare dhe ajrore”, tha presidenti turk.

Erdogan gjithashtu shtoi se do të bëhen disa ndryshime në shkollimin e policisë ushtarake.

“Do të formohet akademia për policinë ushtarake. Kjo akademi do të jetë një qendër që do të prodhojë kuadro serioze”, tha ai.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Historia e

Historia e "semaforit me tri ngjyra" dhe a do të na duhet një ngjyrë e katërt, e re?

Botë
Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Botë
Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Botë
SHBA do të heqë

SHBA do të heqë "ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese" në Arabinë Saudite?

Botë
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Kalo në kategori