LAJMI I FUNDIT:

Erdogan “gjen” fajtorin e krizës ekonomike – shkarkon ministrin turk të financave

Erdogan “gjen” fajtorin e krizës ekonomike – shkarkon ministrin turk të financave

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ka zëvendësuar ministrin e financave të vendit pas problemeve ekonomike në të cilat inflacioni u rrit ndërsa lira ra në nivele të ulëta.

Monedha ka humbur më shumë se 40 për qind të vlerës kundrejt dollarit amerikan këtë vit, duke e bërë atë me performancën më të keqe nga të gjitha monedhat e tregjeve në zhvillim.


Sipas një dekreti presidencial të lëshuar afër mesnatës së të mërkurës, Erdogan pranoi dorëheqjen e Lutfi Elvanit dhe emëroi zëvendësin e tij, Nureddin Nebati, si ministër të ri të financave, raporton aljazeera.

Nën presionin e Erdoganit, banka qendrore e Turqisë uli normën bazë të interesit në nëntor për herë të tretë në më pak se dy muaj. E bëri këtë pavarësisht se inflacioni i afrohej 20 për qind – katërfishi i objektivit të qeverisë, transmeton Telegrafi.

Erdogan beson se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion të lartë – pikërisht e kundërta e të menduarit ekonomik konvencional – dhe ka këmbëngulur se ai do t’i mbante normat e ulëta.

Monedha e Turqisë arrit një tjetër nivel rekord prej më shumë se 14 për dollar përpara se të rikuperonte disa humbje të mërkurën pas një lëvizjeje të bankës qendrore për të shitur rezervat. Një dollar u këmbente me 13.22 lira gjatë ditës së mërkure. Rimëkëmbja, megjithatë, ishte jetëshkurtër pasi Erdogan u shfaq përsëri për të mbrojtur “modelin e tij të ri ekonomik” kundër “të keqes që sjell interesi”.

Që nga viti 2019, Erdogan ka shkarkuar tre guvernatorët e bankës qendrore, të cilët kundërshtuan dëshirën e tij për norma më të ulëta interesi. Presidenti, i cili ka fajësuar për problemet e lirës të huajt që sabotojnë ekonominë e Turqisë dhe mbështetësit e tyre në vend, beson se normat e ulëta do të luftojnë inflacionin, do të nxisin rritjen ekonomike, eksportet e energjisë dhe do të krijojnë vende pune.

Kriza ekonomike shkakton protesta në Turqi - kërkohet dorëheqja e Erdoganit
Lexo po ashtu Kriza ekonomike shkakton protesta në Turqi - kërkohet dorëheqja e Erdoganit

Të martën, shifrat treguan se ekonomia e Turqisë ishte rritur me 7.4 për qind në tremujorin e tretë, krahasuar me një vit më parë, por disa analistë besojnë se rritja mund të jetë jetëshkurtër për shkak të inflacionit të lartë dhe rënies së monedhës.

Ndërkohë, pakënaqësia publike duket se është në rritje. Javën e kaluar, demonstruesit protestuan kundër politikave ekonomike në qytetin më të madh të Stambollit dhe kryeqytetin, Ankara, ndërsa opozita kryesore Partia Popullore Republikane planifikon një tubim për zgjedhje të parakohshme të shtunën në qytetin jugor të Mersinit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori